TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Gusht 2025, 22:50

Dinamo mposht Hajdukun, por nuk i mjafton fitorja; kualifikimi vendoset në shtesa

Shkruar nga Pamfleti

Dinamo mposht Hajdukun, por nuk i mjafton fitorja; kualifikimi vendoset në

Dinamo mposhti me rezultatin 1-0 hajdukun e Splitit, por ky rezultat nuk i mjaftoi Bluve të kryeqytetit për të siguruar "play off"-in e Ligës së Konferencës, pasi ndeshja e parë e luajtur në kroaci përfundoi 2-1 për vendasit. 

Goli i vetëm i gjithë 90 minutëshit të luajtur në "Air Albania" u realizua në minutën e 14. Zabërgja kaloi në avantazh skuadrën shqiptare, pas një aksioni model dhe një kombinimi perfekt me Bregun.  

Në minutën e 60, traversa i mohoi eurogolin nga goditja e dënimit Dejvi Bregut për t'i siguruar kualifikimin Dinamos, por një gjë e tillë nuk ndodhi. 

Në minutën e 78, skuadra kroate mbeti me 10 lojtarë, Saniang u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje të gabuar në sulm ndaj Qardakut. 

Kualifikimi mes këtyre dy skuadrave do të vendoset në 30 minutat e shtesës.

dinamo hajduk split liga e konferencës

Lini një Përgjigje