TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Gusht 2025, 15:46

Superiorja nis më 22 gusht, përcaktohet kalendari për 2 javët e para të kampionatit

Shkruar nga Pamfleti

Superiorja nis më 22 gusht, përcaktohet kalendari për 2

Sezoni i ri i kampionatit “Abissnet Superiore” do të nisë më 22 gusht me supersfidën Vllaznia-Egnatia.

Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin për dy javët e para, ndërsa të premten, në orën 20:00, në “Loro Boriçi” do të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes së edicionit të ri. Java e parë e “Abissnet Superiore” do të mbyllet të dielën, më 24 gusht. Ndërsa java e dytë është programuar të luhet të shtunën dhe të dielën, më 30 dhe 31 gusht.

Abissnet Superiore 2025-2026

JAVA 1

E premte, 22 gusht

Vllaznia – Egnatia, 20:00, Loro Boriçi

E shtunë, 23 gusht

Bylis – Tirana, 17:00, Adush Muça

AF Elbasani – Flamurtari, 20:00, Elbasan Arena

E diel, 24 gusht

Partizani – Vora, 20:00, Arena e Demave

Teuta – Dinamo City, 20:00, Niko Dovana

JAVA 2

E shtunë, 30 gusht

Flamurtari – Bylis, 17:00, Stadiumi Flamurtari

Partizani – Teuta, 20:00, Arena e Demave

Egnatia – AF Elbasani, 20:00, Arena Egnatia

E diel, 31 gusht

Vora – Tirana, 17:00, Stadiumi Laçi

Dinamo City – Vllaznia, 20:00, Elbasan Arena

abissnet superiore komisioni i ligave dhe garave

Lini një Përgjigje