TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Mars 2023, 17:14

Prej 2-muajsh në paraburgim, Dani Alvesh i lutet me një letër Joana Sanz: Jemi rritur bashkë, me ty gjërat ishin më të lehta

Shkruar nga Pamfleti

Prej 2-muajsh në paraburgim, Dani Alvesh i lutet me një letër

Javën e kaluar Joana Sanz i dha fund lidhjes së saj me Dani Alvesh me një letër lamtumire. Tani është futbollisti brazilian, në paraburgim prej dy muajsh për përdhunimin e dyshuar të një të reje në një klub nate të Barcelonës, i cili ka dashur t'i përgjigjet kërkesës për divorc të modeles spanjolle përmes një letre.

E dashura ime Joana. Kanë qenë pothuajse 8 vjet me kaq shumë dashuri, respekt dhe kujdes të ndërsjellë, sidomos vitet e fundit. Në krahun tënd gjithçka duket më e lehtë dhe më e këndshme.

Ti dhe fëmijët e mi keni qenë gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetë. Së bashku jemi rritur që nga dita ku u njohëm, që nga momenti kur filluam një jetë bashkë. Kemi shoqëruar njëri-tjetrin gjatë gjithë këtyre viteve, duke forcuar dhe përkëdhelur njëri-tjetrin”, – shkruan ai.

Pasi mësoi përmbajtjen e letrës, Joana Sanz dërgoi një audio në të njëjtin program, “Antena 3”, duke e siguruar se nuk dëshiron të bëjë deklarata për të. Modelja spanjolle ka dashur të bëjë të qartë se muajt e fundit po kalon një moment shumë të keq për shkak të presionit të madh mediatik që po i nënshtrohet.

Më tej Joana Sanz ka raportuar, se nëse do të fliste, do të fliste përmes Instagramit, ashtu siç ka bërë që kur shpërtheu i gjithë ‘rasti Alvesh’ deri më tani. Dhe kështu bëri: 30 minuta pas ekskluzivitetit të 'And now Sonsoles', modelja postoi një video në profilin e saj në të cilën tha si vijon: "Epo, duket se disa janë në ekskluzivitet, por të tjerët janë ende mirë dhe elegantë. Vazhdojmë të punojmë njerëzit e mi”.

dani alvesh ish-mbrojtësi brazilian

Lini një Përgjigje