TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Mars 2023, 16:49

Koha për të thënë mirupafshim, Mesut Ozil i thotë lamtumirë futbollit në moshën 34-vjeçare: Emocione të papërshkrueshme

Shkruar nga Pamfleti
Koha për të thënë mirupafshim, Mesut Ozil i thotë

Mesut Ozil i ka dhënë fund futbollit të luajtur në moshën 34-vjeçare. Lajmin e ka dhënë vetë turku, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ozil e mbyll kështu me lojën më të bukur në botë si një kampion i vërtetë, pasi ka mbajtur veshur faneat e Shalkes, Verder Bremenit, Realit të Madridit, Arsenalit, Fenerbahçes dhe Bashakshehirit.

Përshëndetje të gjithëve, Pas shqyrtimit të menduar, po njoftoj tërheqjen time të menjëhershme nga futbolli profesionist.

Unë kam pasur privilegjin të jem një futbollist profesionist për gati 17 vjet dhe ndihem jashtëzakonisht mirënjohës për mundësinë. Por, javët dhe muajt e fundit, pasi kam pësuar edhe disa dëmtime, është bërë gjithnjë e më e qartë se është koha që të largohem nga skena e madhe e futbollit.

Ka qenë një udhëtim i mahnitshëm i mbushur me momente dhe emocione të paharrueshme. Dua të falenderoj klubet e mia – Shalke 04, Verder Bremenin, Realin e Madridit, Arsenalin, Fenerbahçen, Bashakshehir dhe trajnerët që më mbështetën, plus shokët e skuadrës që janë bërë miq.

Falenderimet e veçanta duhet të shkojnë për anëtarët e familjes dhe miqtë e mi më të ngushtë. Ata kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim që nga dita e parë dhe më kanë dhënë shumë dashuri dhe mbështetje, në kohët e mira dhe të këqija. Faleminderit të gjithë fansave të mi që më kanë treguar kaq shumë dashuri pa marrë parasysh rrethanat dhe pavarësisht se cilin klub përfaqësoja.

Tani po pres me padurim gjithçka që kam përpara me gruan time të bukur, Amine, dhe dy vajzat e mia të bukura, Eda dhe Ela, por të jeni të sigurt që do të dëgjoni herë pas here nga unë në rrjetet sociale, kanalet mediatike. Shihemi së shpejti, Mesut!”, ka shkruar Ozil.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mesut Özil (@m10_official)

mesut ozil ish-futbollisti gjerman

Lini një Përgjigje