Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, mori masën e arrestimit prej 48-orësh nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.
Pak pas njoftimit nga Prokoruria e Prishtinës për ndalimin e 61-vjeçarit, një lajm i ri vjen nga Kosova. Mësohet se kreu i FFK-së nuk është ndjerë mirë dhe për këtë arsye, organet ligjzbatuese kanë kërkuar ndihmën e bluzave të bardha.
“Indeks Online” raporton se Ademi është dërguar me urgjencë në spital, pasi gjendja shëndetësore është përkeqësuar. Ai do të qendrojë në ambientet e QKUK, ndërsa policia e Kosovës do ta marrë në ruajtje.
Së fundmi janë publikuar pamjet kur Ademi shfaqet duke u futur në ambulancë me pranga në duar.
Lini një Përgjigje