TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Mars 2023, 19:45

“Kjo është ajo që e bën futbollin të bukur“, Premier Liga Angleze do të ndërpresë ndeshjet për të respektuar lojtarët që agjërojnë

Shkruar nga Pamfleti
“Kjo është ajo që e bën futbollin të

Mediat angleze kanë zbuluar se zyrtarët e ndeshjeve në të gjitha ligat janë udhëzuar që të lejojnë lojtarët të prishin agjërimin gjatë ndeshjeve të mbrëmjes gjatë Ramazanit.

Shumë nga futbollistët më të mirë, duke përfshirë Mohamed Salah të Liverpulit, Rijad Mahrez të Mançester Sitit dhe Ngolo Kante të Çelsit, pritet të agjërojnë këtë muaj gjatë kësaj periudhe të rëndësishme për myslimanët.

Siç dihet, iftari prishet pasi ka perënduar dielli dhe kjo do të prekë shumë lojtarë që do të marrin pjesë në ndeshjet e mbrëmjes gjatë muajit të ardhshëm.

Zyrtarët e ndeshjes tani janë udhëzuar nga organet e arbitrazhit që të lejojnë një pushim të natyrshëm në lojë, në mënyrë që lojtarët të mund të prishin agjërimin e tyre duke marrë lëngje ose xhel energjie, ose suplemente ushqimore.

Ata gjithashtu inkurajohen përpara fillimit të ndeshjes që të përpiqen të identifikojnë lojtarët që mund të kenë nevojë të prishin agjërimin gjatë ndeshjes dhe kur të jetë e mundur, të bien dakord për ta bërë këtë.

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit islamik, të cilin myslimanët në mbarë botën e festojnë si muaj agjërimi, lutjeje, reflektimi dhe bashkësie. Nis nesër në mbrëmje dhe zgjat deri më 21 prill.

Kujtojmë se dy vite më parë ndeshja mes Leisterit dhe Kristal Palas u ndërpre në mënyrë që lojtarët të prishnin agjërimin dhe ishte rasti i parë i tillë në Premier Ligë. Me atë rast, të dy klubet ranë dakord para ndeshjes me gjyqtarin Graham Skot se do të kishte një pushim në lojë në mënyrë që Uesli Fofana dhe Çeiku Kojate të mund të prishnin agjërimin. Fofana më vonë shkroi në rrjetet sociale pas ndeshjes për të falenderuar ata që e lejuan atë të prishë agjërimin, duke thënë: “Kjo është ajo që e bën futbollin të bukur”.

premier liga muaji i ramazanit

Lini një Përgjigje