TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Mars 2023, 17:43

Anulohet ndeshja mes ultrasve të Italisë dhe Anglisë, frkë për trazira në Napoli

Shkruar nga Pamfleti

Anulohet ndeshja mes ultrasve të Italisë dhe Anglisë, frkë

Alarm për sigurinë në Napoli për ndeshjen kualifikuese të “EURO 2024” mes Italisë dhe Anglisë ditën e enjte.

Pas përplasjeve të dhunshme të tifozërive në vigjilje të ndeshjes së Ligës së Kampioneve Napoli-Aintraht Frankfurt, niveli i vigjilencës së autoriteteve italiane është maksimal, ndërsa pritet që në Napoli të udhëtojnë të paktën 2 mijë tifozë anglezë.

Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë, ndërsa edhe një ndeshje miqësore mes ultrasve të Italisë dhe Anglisë, që ishte parashikuar për ditën e enjte përpara sfidës mes dy kombëtareve, është anuluar për arsye sigurie pasi organizatorët kanë marrë kërcënime serioze për dhunë nga ana e një grupi lokal tifozësh.

italia anglia "euro 2024"

Lini një Përgjigje