TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Mars 2023, 15:21

Prokuroria e Kosovës urdhëron ndalimin e Agim Ademit, arrestim 48 orësh për kreun e Federatës Kosovare të Futbollit

Shkruar nga Pamfleti

Prokuroria e Kosovës urdhëron ndalimin e Agim Ademit, arrestim 48

Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, i është caktuar masa e arrestimit prej 48 orëve, siç njofton Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, kreu i FFK-së dyshohet se ka kryer veprat penale “keqpërdorimi i besimit” dhe “shmangie nga tatimi”. Gjithashtu është raportuar se lidhet me institucionin që ai drejton.

Prokuroria ka thënë gjithashtu se është në koordinim me Policinë duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje.

Policia të martën i kishte lënë ftesë kreut të FFK-së që ditën e sotme të paraqitej në stacionin policor për intervistim dhe pas kësaj ai është ndaluar për 48 orë.

Dje u intervistua edhe një zyrtar tjetër i FFK-së.

Agim Ademi ditë më parë u lirua nga akuzat për një rast të ndodhur shumë vite më parë e që nuk kishte lidhje me futbollin.

agim ademi presidenti i fedratës kosovare të futbollit

Lini një Përgjigje