
UEFA ka përzgjedhur gjyqtarin portugez Zhoao Pinheiro që do të vendosë drejtësi në finalen e Superkupës së Evropës mes PSG-së dhe Totenhemit në stadiumin Friuli në Udine të Italisë, të mërkurën, më 13 gusht.
Pinheiro, 37-vjeç ka arbitruar 68 ndeshje të garave të UEFA-s, duke përfshirë pesë faza eliminatore dhe ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Konferencës mes Çelsit dhe Djurgardenit të fituar nga Blutë e Londrës me rezultatin minimal 1-0.
Ai gjithashtu ishte gjyqtar i katërt në finalen e Ligës së Kampionëve mes PSG dhe Interit të fituar nga francezët me “manita” 5-0.
Në Superkupë, Pinheiro do të ketë në VAR bashkatdhetarin e tij Tiago Martins, së bashku me Fabio Melo (Portugali) dhe Pol van Boekel (Holandë).
Portugezët Bruno Zhesus dhe Luçiano Maia do të jenë arbitra anësorë dhe Elçin Masijev i Azerbajxhanit do të jetë arbitër i katërt.

Lini një Përgjigje