TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Korrik 2025, 17:46

Pep Guardiola “thyen bankën” e transferimeve, bëhet trajneri i parë në historinë e futbollit që shpenzon mbi 2 mld euro

Shkruar nga Pamfleti

Pep Guardiola “thyen bankën” e transferimeve, bëhet

Pas nënshkrimit prej 27 milionë eurosh të Xhejms Treford nga Bërnli, Pep Guardiola, trajneri i Mançester Sitit, është bërë trajneri i parë në historinë e futbollit që kalon shifrën prej 2 miliardë eurosh në shpenzimet totale për transferime në skuadrat që ka drejtuar, kjo sipas të dhënave të ‘Transfermarkt’.

Me një total prej 2.02 miliardë eurosh, Guardiola lë pas konkurrentët e tij më të afërt, duke treguar fuqinë e tij në merkato gjatë periudhave te Barcelona, Bajerni i Mynihut dhe Mançester Siti.

Lista e trajnerëve me shpenzimet më të mëdha (në merkato) në historinë e futbollit:

Pep Guardiola – 2.02 miliardë euro

Diego Simeone – 1.31 miliardë euro

Masimiliano Alegri – 1.2 miliardë euro

Tomas Tuhel – 1.19 miliardë euro

Antonio Konte – 1.16 miliardë euro

pep guardiola trajneri i mançester sitit

Lini një Përgjigje