TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Korrik 2025, 17:25

Kërkoi largimin nga Lilë, skuadra franceze merr vendimin drastik për Edon Zhegrovën

Shkruar nga Pamfleti

Kërkoi largimin nga Lilë, skuadra franceze merr vendimin drastik

Edon Zhegrova po stërvitet me rezervat e Lilës sipas “Le Petit Lillois”. Sulmuesi i Kosovës është në pritje të transferimit jashtë Francës gjatë kësaj kohe, ndërsa ka lënë pas dëmtimin që e mbajti për një periudhë larg fushës së blertë.

Vetë Zhegrova i ka kërkuar klubit që të lëvizë në një skuadër më të madhe. Për këtë francezët vendosën ta përjashtojnë nga skuadra e parë, ndërsa sulmuesi shqiptar mbetet në pritje të aventurës së re.

26-vjeçari ka qenë ndër më të spikaturit e viteve të fundit. U afrua në janarin e vitit 2022 dhe prej atëherë ka shënuar 26 gola dhe ka asistuar 18 të tjerë. Duke pasur edhe vetëm një vit të mbetur kontratë, Lilë është e detyruar ta shesë.

edon zhegrova lilë sulmuesi i kosovës

Lini një Përgjigje