TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Korrik 2025, 15:19

Një serb bindi bordin të hapë “thesin” për Rei Manajn, detajet interesante rreth transferimit të sulmuesit kuqezi te Sharjah FC

Shkruar nga Pamfleti

Një serb bindi bordin të hapë “thesin” për Rei

Rei Manaj u bë zyrtarisht lojtar i Sharjah FC, duke i surprizuar të gjithë me zgjedhjen e tij. 

Sulmuesi lushnjar ka firmosur për dy vite. Teksa është raportuar se Sivaspori do fitojë 2 milionë euro nga kjo lëvizje. Nga ana tjetër Manaj do të përfitojë një pagë të majme, plot 2.5 milionë euro në sezon, që e bën rrjedhimisht një nga më të paguarit e Kombëtares.  

Sulmuesi i bashkohet Feta Fetait, një tjetër lojtar i Kombëtares te Sharjah FC këtë sezon. Gjithashtu vlen të theksohet fakti se Manaj do të drejtohet nga një trajner serb. Bëhet fjalë për Milos Milojeviç i cili duket se ka këmbëngulur për të transferuar shqiptarin te skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Në CV-në e Milojeviç, klubet më të rëndësishme që ka drejtuar janë Crvena Zvezda dhe Malmo, ndërkohë një tjetër emër “big” ka dalë në skenë për t’u transferuar te Sharjah FC. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin serb të Milanit, Luka Joviç. 

Në rast se palët gjejnë gjuhen e përbashkët, serbi do të ishte shok skuadre me Manajn, njëkohësisht edhe rival në repartin ofensiv, për sa i përket golave. 

 

rei manaj sulmuesi shqiptar sharjah fc

Lini një Përgjigje