TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Korrik 2025, 18:39

Lumë komentesh për transferimin e Jasir Asanit tek Esteghal, sulmuesi i kombëtares i bën tifozët të ëndërrojnë

Shkruar nga Pamfleti

Lumë komentesh për transferimin e Jasir Asanit tek Esteghal, sulmuesi

Jasir Asani është lidhur me një kalim të mundshëm tek Esteghal. Klubi iranian ka shprehur interes për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, që është pjesë e Guangju në Korenë e Jugut.

Asani ishte sot pjesë e skuadrës më të mirë në Kore, që luajti miqësore përballë Njukasëllit. Me fillimin e pjesës së dytë u aktivizua pikërisht sulmuesi shqiptar.

Skuadra e Koresë fitoi 1-0, ndërsa pas ndeshjes Asani shkëmbeu fanelën me Kieran Tripier. Foto e publikuar në rrjetet sociale mori një lumë komentesh.

Janë pikërisht tifozët e Esteghalit, që e ftojnë të bëhet pjesë e tyre. Asani ndërkohë ka kontratë deri në fundin e këtij viti, ndërsa Guangju nuk duket i gatshëm të lejojë largimin tani pa të paktën 1 milion euro.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jasir Asani (@jasir_asani10)

 

jasir asani sulmuesi i kombëtares shqiptare esteghal

Lini një Përgjigje