
Partizani do të jetë finalisti i parë i “Final Four”. Demat e Kuqë mundën minimalisht me rezultatin 1-0 Skënderbeun.
Pjesa parë u mbyll pa gola. Por në minutën e 47 Rrapaj nga e djathta driblon dy lojtarë dhe pason qetësisht në qendër ku Bintsuka me kokë mposht pa shumë vështirësi portierin Alia.
Partizani do të përballet me fituesin e ndeshjes tjetër “Egnatia-Vllaznia” për titullin kampion të Shqipërisë. Skuadra që do të shpallet kampione e vendit, do të marrë pjesë në fazën e parë paraleminatore të Champions League.
Lini një Përgjigje