
Skema e FSHF me “Final Four” duket se ka dështuar. Për herë të parë u vendos që 4 ekipet e para në renditje të ndeshen mes tyre, me idenë se kjo do të sjellë më shumë tifozë dhe më shumë të ardhura, por duket se nuk ka ngjitur.
Në “Air Albania” po lufte Partizani-Skënderbeu dhe duket se stadiumi është bosh.
Të kuqtë e Orges Shehit janë më të avantazhuar pasi edhe një barazim do i katapultonte në finalen e 26 majit, aty ku do mësohet fituesi i Superligës për këtë edicion. Për shkak të "Demat" u renditën më sipër në tabelë gjatë sezonit të rregullt, do jenë ata që do kalojnë më tej edhe me një barazim.


Lini një Përgjigje