
Nuk ka më dilema. Arne Slot do të jetë trajneri i ri i Liverpoolit. Ishte vetë tekniku holandez i Feyenoord që në konferencën për shtyp deklaroi lajmin e madh për karrierën e tij.
“Mund ta konfirmoj se do të jem trajner i Liverpoolit në sezonin e ardhshëm”, ishin fjalët e Slot në konferencën për shtyp.
Holandezi do të nisë kështu aventurën më të madhe të karrierës së tij teksa do të trashëgojë skuadrën e Jurgen Klopp.
Gjermani, qëndroi në Anfield për nëntë vite, por në fundin e këtij sezoni do ta mbyllë aventurën me anglezët. Vetë Klopp më herët është shprehur se nëse do ta pasonte një si Slot atëherë do të ndjehej i lumtur.
Lini një Përgjigje