TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Maj 2024, 21:27

Deshamps befason me ftesën ndaj ish-lojtarit të Çelsit, trajneri i Francës publikon listën e plotë prë “EURO 2024”

Shkruar nga Pamfleti

Deshamps befason me ftesën ndaj ish-lojtarit të Çelsit,

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për “EURO 2024” me synimin për të hequr zhgënjimin e tyre të pësuar në Kupën e Botës 2022, pasi u mposhtën me penallti nga Argjentina e Lionel Mesit.

Deschamps emëroi skuadrën e tij për turneun, i cili do të zhvillohet në Gjermani.

Ylli i Premier Ligës, Michael Olise nuk është në listë përkundër një sezoni të mahnitshëm me Crystal Palace, ndërsa befason emri i ish-lojtarit të Chelseat, N’Golo Kante, i cili luan me Al Ittihad.

Përveç Olise, mungesa të tjera të dukshme janë edhe Malo Gusto, Jean Clair Todibo, Matteo Guendouzi, Jean-Philippe Mateta dhe Moussa Diaby.

Portierët

Areola, Maignan, Samba

Mbrojtësit

Kounde, Clauss, Pavard, Konate, Saliba, Upamecano, Hernandez, Mendy

Mesfushorët

Camavinga, Fofana, Rabiot, Zaire-Emery, Tchouameni, Griezmann, Kante

Sulmuesit

barcola, Dembele, Coman, Giroud, Kolo Muani, Mbappe, Thuram

 

didier deschamps trajneri i francës

Lini një Përgjigje