
Mbyllet në paqe pjesa e parë mes Partizanit dhe Skënderbeut. Ekipi kryeqytetas dhe ekipi korçar po zhvillojnë ndeshjen e parë të “Final Four” dhe pavarësisht rasteve, portat në pjesën e par mbetën të paprekura.
Ndërkohë ajo që ra në sy është fakti se stadiumi është bosh, duke bërë që skema të dështojë.
Të kuqtë e Orges Shehit janë më të avantazhuar pasi edhe një barazim do i katapultonte në finalen e 26 majit, aty ku do mësohet fituesi i Superligës për këtë edicion. Për shkak të "Demat" u renditën më sipër në tabelë gjatë sezonit të rregullt, do jenë ata që do kalojnë më tej edhe me një barazim.
Lini një Përgjigje