TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Tetor 2023, 19:35

“Njeri i jashtëzakonshëm dhe i rëndësishëm i ekipit”, trajneri i Empolit i thur elozhe Etrit Berishës

Shkruar nga Pamfleti

“Njeri i jashtëzakonshëm dhe i rëndësishëm i

Etrit Berisha ishte një nga futbollistët e kombëtares që ndryshoi skuadër këtë verë. Portieri shqiptar u largua nga Torino, pasi nuk kishte hapësira për t’u transferuar tek Empoli. Në skuadrën e re, 34-vjeçari është një titullar i padiskutueshëm dhe ndër të tjera ka qenë edhe autor i paraqitjeve tejet pozitive. 

Në konferencën për shtyp, trajneri i Empolit, Aurelio Andreacoli nuk i kurseu elozhet për gardianin, duke u shprehur se përveç aspektit sportiv, Berisha ka shumë vlera edhe në aspektin njerëzor. 

Prej momentit kur unë jam në këtë skuadër, Berisha është duke bërë një punë shumë të mirë. Është një person i jashtëzakonshëm edhe në dhomat e zhveshjes, është i rëndëishëm për ekipin. Bën shumë mirë punën e tij dhe për mua është një garanci ta kem në fushë”, u shpreh Andreazzoli. 
 

etrit berisha portieri i kombëtares shqiptare aurelio andreacoli trajneri i empolit

Lini një Përgjigje