
Teuta ka bërë përmbysjen e çmendur në “Elbasan Arena”, duke i marrë 3 pikët Dinamos në ndeshjen e vlefshme për javën e 9 të Kategorisë Superiore.
Ishin dinamovitët që reklamuan penallti në minutën e pestë, pas një rrëzimi të Denison në zonë. Gjithsesi, një pengesë e tillë nuk u konsiderua si për 11-metërsh, me lojën që vijoi normalisht. Pak më vonë, Daci provoi nga distanca, por pa mundur dot të zhbllokonte shifrat në favor të durrsakëve.
Në minutën e 32, një top i kthyer nga shtylla bëri që Kaçorri ta dërgonte topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll me Dinamon në avantazh, ndërsa pjesa e dytë ishte edhe më emocionuese.
Denison dyfishoi shifrat në fillimin e fraksionit të dytë, duke e bërë përmbysjen mision të vështirë për Teutën, por jo të pamundur. ”Djemtë e Detit” ngushtuan shifrat në minutën e 73, me Peposhin, ndërsa vendosën ekuilibrat në minutën e 85 me anë të Filit. Në limite, ekipi i Martinit realizoi golin e fitores me Jazxhi.
Dinamo mban vendin e fundit në tabelë, ndërsa Teuta pozicionohet në vendi ne 8.
Lini një Përgjigje