TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Tetor 2023, 21:07

Një tjetër talent shqiptar po shkëlqen në Bundesligë, 25-vjeçari realizon golin e dytë në elitën e futbollit gjerman

Shkruar nga Pamfleti

Një tjetër talent shqiptar po shkëlqen në Bundesligë,

Pas Grudës dhe Berishës, një tjetër futbollist me origjinë shqiptare po spikat në Bundesligë. Bëhet fjalë për Elvis Rexhbeçaj, i cili gjeti sërish rrugën e rrjetës në elitën e futbollit gjerman, me fanelën e Augsburgut, në triumfin 2-5 ndaj Hedenheimit të arritur ditën e sotme.   
 
Mesfushori shënoi golin e pestë për skuadrën e tij në minutën e 88 të sfidës, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ky ishte goli i dytë në 8 ndeshjet e kampionatit për 25-vjeçarin, i cili është shndërruar në një titullar te skuadra e Augsburgut.   

Shqiptari ka disa sezone që luan në Bundesligën gjermane, teksa tashmë shpreson në ndonjë hap tjetër të madh në karrierën e tij.   

elvis rexhbecaj mesfushori shqiptar augsburg

Lini një Përgjigje