TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Tetor 2023, 19:57

Humbja me Teutën “mbush kupën”, Di Biaxho jep dorëheqjen nga Dinamo: Heq dorë nga kontrata 2-vjeçare, nuk bëhem barrë për skuadrën

Shkruar nga Pamfleti

Humbja me Teutën “mbush kupën”, Di Biaxho jep

Luixhi Di Biaxho ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i DInamos. Pas humbjes ndaj Teutës, ai bëri të ditur se do të largohet nga drejtimi i Bluve, teksa po fliste për “MCN”. 

U tëhoqëm duke menaxhuar topin dhe të shënonim golin e tretë. Menduam se ndeshja kishte mbaruar parakohe dhe pësuam ato gola që pësuam

Dorëheqja? Gjithë jetën kam qenë njeri i ndershëm, korrekt dhe i sinqertë dhe sot jap dorëheqjen në respekt të një klubi me histori si Dinamo. Ndoshta nuk kam arritur t’u transmetoj këtyre djemve atë që kisha, por në ndeshje duhet të bësh më shumë. Jam këtu për të falenderuar drejtuesit dhe klubin, pasi është me histori të rëndësishme. Drejtuesit po bëjnnë një punë të madhe për ta ringritur lart. 

Gjatë gjithë karrierës sime kam patur ndershmërinë dhe sinqeritetin e për këto arsye heq dorë nga kontrata ime 2-vjeçare, pasi nuk dua të jem peshë për klubin. Mendoj që në jetën e një jeriu, respekti dhe ndershmëria vlen më shumë sesa fitorja. Jam ndjerë mirë në Shqipëri dhe jam i emocionuar para jush sot. I vlerësoj shumë shqiptarët dhe më vjen keq që nuk arrita ta çoj në fund misionin tim.” 

luixhi di biaxho ish-trajneri i dinamos

Lini një Përgjigje