TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Maj 2023, 19:24

“Një natë historike, që u kthye në një natëtë zezë”, AZ Alkmar reagon pas incidenteve të ndodhura në fundin e ndeshjes

Shkruar nga Pamfleti

“Një natë historike, që u kthye në një

Fundi i ndeshjes mes Uest Hemit dhe AZ Alkmarit ishte i trishtuar. Tifozët holandezë, që panë sesi skuadra e tyre mbeti jashtë finales së Ligës së Konferencës për shkak të golit të Pablo Fornals në minutën e 94, i cili mbylli ‘çelësin’ pas ndeshjes së parë 2-1, sulmuan të afërmit e lojtarëve të skuadrës angleze.

Ata u përgjigjën duke u ngjitur në tribuna për të mbrojtur të afërmit e tyre dhe për të nisur një betejë në tribunat e stadiumit AFAS.

Një ditë më vonë, skuadra holandeze ka lëshuar një deklaratë zyrtare në faqen e saj, duke kritikuar qendrimin e disa tifozëve.

Ne do të vlerësojmë saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe si është parandaluar, por ajo që është e qartë është se disa gjëra duhet të përmirësohen”, thuhet në të.

Klubi do të bëjë gjithçka që është e mundur, së bashku me autoritetet e përfshira, për të identifikuar këta persona dhe për të marrë masat e duhura”,- vijon deklarata.

Përveç kësaj, AZ ishte veçanërisht e ashpër me tifozët që njollosnin imazhin e klubit.

"Ajo që ndodhi është përtej çdo kufiri. Ajo që duhet të ishte një lojë historike evropiane përfundoi në të zezë. U bë një natë për të reflektuar, jo për shkak të lojës, por për shkak të sjelljes së disa tifozëve".

Klubi është edhe një herë i sinqertë me West Hamin dhe me mijëra tifozë të AZ, të cilët gjithashtu janë mërzitur nga kjo sjellje e keqe nga disa”,- thuhet në të.

Nëse do të kalonin në finale, AZ Alkmaar do të kishte luajtur ndeshjen e parë të titullit evropian në të gjithë historinë e tyre.

 

az alkmar uest hem skuadra holandeze

Lini një Përgjigje