TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Maj 2023, 16:16

Imazhe të turpshme në Ligën e Konferencës, ultrasit e AZ Alkmar sulmojnë familjarët e lojtarëve të Uest Hemit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Imazhe të turpshme në Ligën e Konferencës, ultrasit e AZ

Uest Hemi arriti të kalonte në finalen e Ligës së Konferencës, pasi eliminoi skuadrën e AZ Alkmar në gjysmëfinalen e dytë. Fundi i ndeshjes së zhvilluar në Holandë, mund të kthehej në tragjedi për shkak të ultrasve vendas.

Të maskuar dhe me kapuça të zinj, huliganët e AZ Alkmar pushtuan tribunën ku ishin të vendosur tifozët anglezë dhe miqtë e familjarët e futbollistëve të Uest Hemit. Menjëherë në drejtim të tribunës shkuan edhe futbollistët të cilët tentuan të shpëtonin njerëzit e tyre, ndërkohë që u desh edhe ndërhyrja e policisë.

Mikael Antonio dhe Flain Douns ishin të parët që shkuan në tribuna, ndërkohë që u ndoqën edhe nga Lukas Paketa e Said Benrama. Fatmirësisht, ndërhyrja në kohë dhmnagu një tragjedi të mundshme, teksa me dhjetëra tifozë u shoqëruan në polici.

az alkmar uest hem liga e europës

Lini një Përgjigje