Sevilja kthehet përsëri në finale e Ligës së Europës, turneut ku është rekordmene absolute me 6 trofe të fituar. Spanjollët kanë eliminuar Juventusin me përmbysje pas kohëve shtesë.
Andaluzët kanë arritur të fitojnë me rezultatin 2-1, teksa u deshën 120 minuta lojë. Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi 1-1.
Duke qenë se edhe takimi i parë ishte mbyllur në të njëjtat shifra, u desh koha shtesë për të mësuar se cila skuadër do të shkonte më tej.
Në minutën e 95, ishte Lamela që shënoi golin e fitores për spanjollët.
Një humbje që padyshim dhemb në kampin italian që duhet të nisin të mendojnë për sezonin e ri futbollistik.
Finalja e UEFA Europa League 2022-2023 mes Romës dhe Sevija do të zhvillohet në “Puskás Arena” të Budapestit më 31 maj 2023.
Lini një Përgjigje