TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Maj 2023, 23:00

Liga e Europës/ Juventusi dhe Sevija diskutojnë kualifikimin në finale në shtesë, Roma ‘pret’ biletën për në Hungari

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Europës/ Juventusi dhe Sevija diskutojnë kualifikimin në

Roma është finalistja e parë e Ligës së Europës, pasi arriti të eliminojë pas dy ndeshjeve gjysmëfinale gjermanët e Bajer Leverkusen me rezultatin e përgjithshëm 1-0.

Goli i Bove në ndeshjen e parë i mjaftoi romanëve për të siguruar këtë kualifikim pas barazimit 0-0 në ndeshjen e dytë të luajtur në Gjermani. Tashmë i duhet të presin fituesin e çiftit tjetër mes Juventusit dhe Sevillas për t’u njohur me kundërshtarin që do të luaj trofeun e dytë për nga rendësia sa i përket kupave europiane.

Skuadra Murinkos kalon kështu në finalen e dytë të një tjetër kompeticioni europian nën drejtimin e “Special One”, pas asaj të Ligës së Konferencës që fitoi vitin e kaluar në Tiranë përball Fejnordit.

Sfida tjetër Sevija-Juventus ka përfunduar në rezultatin 1-1, me të dyja ekipet që i janë drejtuar kohës shtesë, për të mësuar një prej finalistëve të Budapestit.

sevilja juventus roma leverkusen liga e europës

Lini një Përgjigje