TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Maj 2023, 19:01

Partizani mposht Tiranën, të kuqtë skuadra më e shtrenjtë në Shqipëri, Egnatia dhe Bylisi surprizat e Superiores

Shkruar nga Pamfleti

Partizani mposht Tiranën, të kuqtë skuadra më e

“Transfermarkt.de” ka publikuar pak ditë më parë edhe vlerat e përditësuara të lojtarëve dhe të klubeve në mbarë botën. Sa i përket tregut tonë modest, edhe pse nuk mund të krahasohemi me ato më të mëdhatë në Europë, ka një klasifikim vlerësues.

Në këtë përditësim të vlerave rezulton se Partizani është klubi më i shtrenjtë në Shqipëri, duke rrëzuar nga piedestali Tiranën. Vlera e të kuqve përllogaritet të jetë 5.78 milionë euro, ndërsa e bardhebluve 4.9 milionë.

E treta në renditje është Egnatia me një vlerë prej 4.53 milionë eurosh. Një shifër që tregon se rrogozhinasit nuk janë surprizë e këtij kampionati me ecurinë e tyre, pasi mbartin cilësi të mëdha në ekip. Në vendin e katërt vjen Vllaznia, ndërsa befasia e madhe është Bylisi, që renditet klubi i 5 me vlerën më të madhe në treg në Shqipëri.

Partizani mposht Tiranën, të kuqtë skuadra më e

partizani tirana skuadra më e shtrenjtë në shqipëri

Lini një Përgjigje