
Kupa e Botës 2026 do të jetë edicioni më i madh në histori, me pjesëmarrjen e 48 ekipeve kombëtare. Pyetja kryesore mbetet: cilat prej tyre kanë më shumë gjasa ta fitojnë trofeun?
Pas çdo pauze ndërkombëtare, bëhet një renditje e 10 skuadrave më pretendente për të triumfuar në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, bazuar në formën dhe cilësinë e skuadrës.
Ja si paraqitet situata aktuale, tashmë që kualifikueset kanë përfunduar dhe kanë mbetur vetëm dy muaj deri në fillimin e Kupës së Botës.
10. Senegali (hyrje e re)
11 days after being stripped of the title by CAF, Senegal have paraded the AFCON trophy at the Stade de France. ????
— Flashscore.com (@Flashscorecom) March 28, 2026
Something tells us that neither they or Morocco are going to back down quietly... ???? pic.twitter.com/wcCva6ZSnK
Senegali ka kaluar një periudhë të ngarkuar: mori pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës (AFCON), arriti në finale, fitoi turneun dhe më pas iu hoq titulli.
Megjithatë, performanca e tyre në Marok ishte shumë e mirë dhe do ta kishin fituar finalen nëse nuk do të kishte vendime të diskutueshme nga ana e arbitrimit. Pas kësaj, regjistruan fitore ndaj Perusë dhe Gambisë.
Skuadra e drejtuar nga Sadio Mane futet në top 10 në vend të Norvegjisë dhe Marokut.
9. Japonia (+1)
Japonia ngjitet një vend pas dy fitoreve 1-0 në miqësoret e marsit ndaj Skocisë dhe Anglisë. Ata kanë pesë fitore radhazi, përfshirë atë ndaj Brazilit, dhe kanë fituar edhe pa lojtarin kyç Takefusa Kubo.
Me cilësi në të gjitha repartet, Japonia shihet si një kundërshtar i rrezikshëm për ekipet e mëdha evropiane dhe amerikano-jugore.

8. Gjermania
Pas një periudhe të dobët në fund të vitit 2024, Gjermania është rikthyer në formë me shtatë fitore radhazi.
Fitoret ndaj Zvicrës (4-3) dhe Ganës (2-1) konfirmojnë progresin.
Me lojtarë si Florian Uirc, Lenart Karl dhe Deniz Undav në formë, skuadra e Julian Nagelsman po përmirësohet ndjeshëm.
The goals and assists are Flo-ing! ????
— Flashscore.com (@Flashscorecom) March 28, 2026
No German player has more international G/A for Die Mannschaft since Wirtz's debut. ???? pic.twitter.com/eGQAQzAeye
7. Holanda
Holanda mundi bindshëm Norvegjinë edhe pa Frenki de Jong dhe Memfis Depaj.
Strong finish by Tijjani Reijnders! ????
— OnsOranje (@OnsOranje) March 29, 2026
???? Denzel Dumfries & Cody Gakpo.#NothingLikeOranje #NEDNOR pic.twitter.com/cFMsE7G5c7
Barazimi 1-1 me Ekuadorin ishte më pak bindës, sidomos pasi luajtën me një lojtar më pak.
Megjithatë, me cilësi në mbrojtje dhe mesfushë dhe vetëm një humbje në 14 ndeshjet e fundit, mbeten konkurrues.
6. Brazili
Skuadra e Karlo Ançelotit është ende në ndërtim. Humbja 2-1 ndaj Francës tregoi mangësi, pavarësisht epërsisë numerike.
Fitorja 3-1 ndaj Kroacisë ishte një hap përpara, me Endrik dhe Igor Tiago në formë të mirë.
Brazili mbetet pretendent falë cilësisë së lartë individuale.
IGOOOOOOOOOOOR THIAAAAAAAAAGOOOOOOOOO PRA SACUDIR A REDEEEEEEEEEEEEE! ????????????????????
— brasil (@CBF_Futebol) April 1, 2026
COM EMOÇÃO, COM VONTADE! É GOL DO BRASIL! ???????? pic.twitter.com/X9Ta632bH0
5. Anglia
Anglia zhgënjeu në ndeshjet e para të vitit 2026, me barazimin ndaj Uruguait dhe humbjen ndaj Japonisë.
Trajneri Tomas Tuhel eksperimentoi me formacionin, dhe pritet përmirësim në ndeshjet me rëndësi më të madhe.
Aktualisht, nuk duken në nivelin e favoritëve kryesorë.
The boss reflects on March camp ???? pic.twitter.com/6YLcb7Qvj7
— England (@England) April 1, 2026
4. Portugalia
Portugalia barazoi me Meksikën dhe mundi SHBA-në 2-0 në miqësoret e marsit.
Skuadra ka potencial të madh dhe përbërje cilësore, edhe pse ende nuk e ka shfaqur plotësisht maksimumin.
Në ditën e tyre më të mirë, mund të mposhtin pothuajse çdo kundërshtar.
Vitinha ✨ ⭢ Bruno Fernandes ???? ⭢ Trincão ???? = ???????????????? ⚽ #VaiDarPortugal | #USAPOR pic.twitter.com/3nyHm2ItZO
— Portugal (@selecaoportugal) April 1, 2026
3. Franca (+1)
Franca nisi vitin në mënyrë shumë pozitive, duke mposhtur Brazilin edhe me një lojtar më pak dhe duke fituar ndaj Kolumbisë.
Mesfusha mbetet një pikë e diskutueshme, por sulmi është shumë i fortë, me Mbape, Dembele dhe të tjerë në formë.
Defenders HATE them. ???? Are France the team to beat in North America this summer? ???????? pic.twitter.com/S4HeQSyd8L
— Flashscore.com (@Flashscorecom) March 30, 2026
2. Argjentina
Argjentina fitoi 2-1 ndaj Mauritanisë dhe më pas 5-0 ndaj Zambias. Lionel Mesi dhe Julian Alvarez shkëlqyen, ndërsa Niko Paz konfirmoi potencialin e tij.
Kampionët në fuqi duken të gatshëm për të mbrojtur titullin.

1. Spanja
Spanja nuk e nisi vitin në mënyrë perfekte, me një barazim ndaj Egjiptit, por më parë kishte dominuar Serbinë.
Me skuadrën e plotë, kampionët e Evropës mbeten ekipi më i fortë aktualisht.
Don’t let them tell you about it… ???????????? ???????????????????? ???????????? ????????.
— Spanish Football (@SpainIsFootball) March 29, 2026
???? This is the Spain vs Serbia story from Vila-real, through our eyes. #VamosEspaña pic.twitter.com/AT2VeQsw1F
Lini një Përgjigje