
Futbolli shqiptar është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-arbitrit të njohur ndërkombëtar, Hiqmet Kuka. Ai konsiderohej një nga emrat më të spikatur të arbitrimit në vend dhe një figurë me kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit shqiptar.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u bë i ditur nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, përmes një reagimi publik në rrjetet sociale. Në mesazhin e tij, Duka vlerëson figurën dhe kontributin e Kukës, duke e cilësuar atë si një profesionist të përkushtuar dhe një model për brezat e rinj të arbitrave.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Hiqmet Kukës, një prej emrave më të shquar të arbitrimit shqiptar dhe një figurë që i dha shumë futbollit tonë. Kontributi i tij si arbitër i FIFA-s dhe profesionalizmi që e karakterizonte do të mbeten një referencë për brezat e rinj,” shprehet Duka.
Ai i ka përcjellë gjithashtu ngushëllimet familjes së të ndjerit, miqve dhe komunitetit të arbitrimit, duke e mbyllur mesazhin me fjalët: “U prehtë në paqe.”
Lini një Përgjigje