TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Prill 2026, 12:09

“Apokalipsi i tretë”/ Turpërimi në Bosnje, mediat italiane shpërthejnë ndaj ekpit kombëtar

Shkruar nga Pamfleti
“Apokalipsi i tretë”/ Turpërimi në Bosnje, mediat
Mediat italiane shpërthejnë pas turpërimit të Italisë në Bosnje

Italia ka dështuar sërish për të arritur në Kupën e Botës për herë të tretë radhazi dhe ky fakt ka shkaktuar reagime të ashpra në mediat sportive italiane, të cilat e cilësojnë këtë si një nga momentet më të errëta në historinë e futbollit të vendit.

Në La Gazzetta dello Sport, gazetari Luigi Garlando e përshkruan situatën si “Apokalipsi i tretë”, duke theksuar se mungesa e tretë radhazi në Botëror po bëhet një normalitet i dhimbshëm për Italinë.

Sipas tij, brezat e rinj rrezikojnë të rriten pa e parë kombëtaren në një Kupë Bote.

Edhe më i ashpër është Ivan Zazzaroni në Corriere dello Sport, i cili shkruan se “nuk ka asnjë alibi”, duke e cilësuar këtë si dështim të plotë të sistemit dhe duke kërkuar përgjegjësi konkrete në çdo nivel drejtues.

Në të njëjtën linjë, Guido Vaciago i Tuttosport kërkon “pasoja të menjëhershme”, duke sugjeruar një “reset” total për të shpëtuar futbollin italian nga kriza e thellë.

Ndërkohë, Maurizio Crosetti në la Repubblica flet për një “zakon të mediokritetit”, duke theksuar se Italia tashmë është mësuar me dështimet dhe nuk reagon më si dikur.

Së fundmi, Paolo Condò në Corriere della Sera kërkon një rifillim të plotë, duke e cilësuar këtë si fundin e një cikli negativ.

Italia u mposht me penallti nga Bosnja, duke munguar në Botërorin e tretë radhazi.

Kean kaloi në avantazh Italinë në minutën e 15, ndërsa Bastoni e la Italinë me 10 lojtarë në fund të pjesës së parë pas kartonit të kuq.

Bosnja dominoi ndeshjen dhe barazoi në minutën e 79, për ta mbyllur 90-minutëshin me rezultatin 1-1.

Ky rezultat nuk ndryshoi në shtesa, ndërkohë që në serinë e 11-metërshave Esposito dhe Cristante gabuan nga pika e bardhë.

mediat italiane italia botërori apokalipsi i tretë

1 Komente

  1. T
    Tony

    Qe kur futbolli u kethye ne biznes e dihet qe biznesi pjell korrupsion qe ne fund sjell deshtim. Si mund te kete shpirt patriotik kur stadiumet po emerohen me sponsor Arabe e klubet blihen prej tyre! Tallen me turmat e popullit duke i rruajtur parane me bileta, fanella e suvenire qe kushtojne qimet e kokes. Ekipet Europeane sidomos, jane mbushur me afrikanet e shkrete qe i marrin ne fillim falas. Hap televizorin e 3/4 e futbollisteve jane afrikane. Nuk eshte problem fobie por problem nacional, problem cunat e lagjes. Dekada te shkuara shkenca provoi qe raca e bardhe eshte me e afte fizikisht e sidomos ne boks. U cudita! justifikimi ishte se te varferit synojne boksin e sportet e tjera qe te arrijne dicka ne jete pa mundur te paguajne per shkollimin ne universitete. Dmth ne 1000 boksiere 20-23 jane te bardhe e te tjeret jane afrikane, keshtu rezultati dihet. Sportet jane kethyer ne droga komerciale per fitim e kur te injorohen do shpikin nje droge te re.

    Lini një Përgjigje