TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Mars 2026, 22:55

Suedia mposht Poloninë dhe siguron Botërorin, Italia dhe Danimarka shkojnë në shtesë

Shkruar nga Pamfleti

Suedia mposht Poloninë dhe siguron Botërorin, Italia dhe Danimarka

Ndeshjet e play-off-it për Botërorin kanë dhuruar emocione dhe përballje të forta, me dy prej tyre që kanë shkuar në kohën shtesë, ndërsa një tjetër është vendosur në kohën e rregullt.

Bosnja dhe Hercegovina barazoi 1-1 ndaj Italisë, në një sfidë të luftuar ku asnjëra skuadër nuk arriti të sigurojë fitoren brenda 90 minutave, duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë.

E njëjta situatë u regjistrua edhe në përballjen mes Republikës Çeke dhe Danimarkës, e cila përfundoi 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për vazhdimin e lojës në shtesë.

Ndërkohë, Suedia siguroi një fitore dramatike 3-2 ndaj Polonisë, në një ndeshje me ritëm të lartë dhe shumë gola, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit. Polonia mundi Shqipërinë, por nuk arriti dot të mposhtë Suedinë. 

 

Lini një Përgjigje