TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Mars 2026, 22:02

Zhbllokohet sfida në “Fadil Vokrri”, Turqia kalon në avantazh (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Zhbllokohet sfida në “Fadil Vokrri”, Turqia kalon në

Zhbllokohet sfida në “Fadil Vokrri”, Turqia kalon në avantazh në minutën e 53. Akturkollu kaloi në avantazh miqtë me portën bosh. Te Kosova protestuan për pozicion jashtë loje, por arbitri anglez e konsideroi të rregullt golin e Turqisë.

Pjesa e parë në “Fadil Vokrri u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në minutën e 3, turqit patën tentativën e parë. Akturkollu provoi nga distanca, pasi fillimisht kishte gabuar Muriç në pasim. Ky i fundit kontrolloi pa problem.

7 minuta më vonë, Turqia ishte pranë golit, pasi topi i Jilldiz u devijua dhe përfundoi në këndore. Vojvoda dhe Muriç nuk u kuptuan me njëri-tjetrin

Në minutën e 14, tjetër rast për Turqinë. Topi mbeti në zonë ku më pas largoi Vojvoda. 10 minuta më pas, rasti më i mirë i erdhi Kosovës, por pasimi i Asllanit nuk shkoi te Muriqi.

Në minutën e 27, goditje e bukur nga Kokçu, por topi shkoo jashtë. 2 minuta më vonë Kosova iu afrua golit. Super goditje nga ana e Asllanit, por portieri Çakir dhe tranversa shpëtuan Turqinë.

kosova turqia play off i botërorit

Lini një Përgjigje