TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Mars 2026, 23:42

Vazhdon turpi për Italinë, “axurrët” mbeten pa Botëror për të tretën herë radhazi; Bosnja shkruan historinë

Shkruar nga Pamfleti

Vazhdon turpi për Italinë, “axurrët” mbeten pa

Italia ka dështuar të sigurojë kualifikimin në Kupën e Botës për herë të tretë radhazi, pasi u eliminua nga Bosnja dhe Hercegovina në një përballje dramatike të zhvilluar në Zenicë. Takimi u vendos nga goditjet e penalltive, ku vendasit triumfuan me rezultatin 4-1, pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt dhe shtesë.

Skuadra e drejtuar nga Gatuzo e nisi mirë takimin, duke kaluar në avantazh në minutën e 15-të me golin e Moize Kin. Megjithatë, Bosnja reagoi dhe barazoi shifrat me Tabakoviç, duke e mbajtur ndeshjen të hapur deri në fund.

Një moment kyç ishte minuta e 41-të, kur Alesandro Bastoni u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Italinë me dhjetë lojtarë për pjesën më të madhe të ndeshjes. Pavarësisht inferioritetit numerik,”axurrët” arritën të rezistonin deri në fund të kohës së rregullt dhe shtesës.

Fati i kualifikimit u vendos nga pika e bardhë. Boshnjakët u treguan më të saktë dhe më të qetë, ndërsa Italia gaboi në momentet vendimtare. Françesko Pio Espozito dhe Brajan Kristante nuk arritën të shënonin duke i dhënë avantazhin kundërshtarëve dhe duke vulosur eliminimin e “Axurrëve”.

Ky eliminim përbën një tjetër goditje të rëndë për futbollin italian, duke konfirmuar një periudhë të vështirë për një nga kombëtaret më të suksesshme në histori. Mungesa e tretë radhazi në Kupën e Botës ka shkaktuar zhgënjim të madh te tifozët dhe opinioni sportiv.

Nga ana tjetër, Bosnja dhe Hercegovina shkruan histori, duke siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Botërorit për herë të dytë.

Një biletë për më tej siguruan edhe Çekia, Suedia dhe Turqia, duke kompletuar kështu Grupet e Kupës së Botës.

italia bosnje hercegovina play off i botërorit

Lini një Përgjigje