TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Prill 2026, 16:26

Vedat Muriqi shiti ndeshjen? Sulmuesi dardan i kthehet keq ndjekësit: Të dënoftë Zoti!

Shkruar nga Pamfleti

Vedat Muriqi shiti ndeshjen? Sulmuesi dardan i kthehet keq ndjekësit:

Kosova pësoi një humbje minimale 0-1 përballë Turqisë në një ndeshje të zhvilluar në shtëpi, duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kupën e Botës 2026, e cila do të organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.

Disfata ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku një pjesë e tifozëve kanë drejtuar kritika ndaj sulmuesit Vedat Muriqi. Lojtari, i lindur në Prizren dhe me eksperiencë të mëparshme në kampionatin turk, është akuzuar nga disa përdorues për mungesë përkushtimi, madje deri në pretendime për “shitje” të ndeshjes.

Vetë Muriqi ka reaguar menjëherë ndaj këtyre akuzave, duke i cilësuar ato të pabaza. Në një përgjigje të drejtpërdrejtë, ai ka theksuar se persona që mendojnë në këtë mënyrë mund të kenë probleme serioze, duke kundërshtuar ashpër pretendimet e ngritura ndaj tij.

Reagimi i Vedat Muriqit në Facebook:

Turp të qoftë. Gjysmë turk që e flet turqishen, si shumica që janë të lindur në Prizren, por që është më patriot dhe që ndihet më kosovar se ti. Të mendosh që një lojtar i Kombëtares në një ndeshje vendimtare për shtetin e vet, të shesë lojën vetëm pse është i lindur në Prizren dhe flet turqisht, duhet të ketë probleme mendore ose të jetë një njeri pa gjak, pa ndjenja dhe pa respekt. Për një lojtar që ka dhënë gjithçka për kombëtaren e Kosovës. Ty personalisht gjithë këtë mund, gjithë këtë dhimbje prej ditës së parë deri dje që kam bërë për futbollin e shtetin, për kombëtaren, kurrë nuk ta bëj hallall. Të dënoftë Zoti!

Vedat Muriqi shiti ndeshjen? Sulmuesi dardan i kthehet keq ndjekësit:

vedat muriqi sulmuesi i kosovës

Lini një Përgjigje