
Në moshën 40-vjeçare, Kristiano Ronaldo e ka të ardhmen në duart e tij… derisa ta dëshirojë. Dy gjëra duken të sigurta, me përjashtim të dëmtimeve: portugezi po negocion një rinovim një vjeçar (deri në 2026) të kontratës që përfundon në qershor me Al Nasr.
E ardhmja e tij duket e qartë, të paktën deri në moshën 41 vjeç e gjysmë. Por ndoshta ajo që ai pret më shumë është opsioni më se i mundshëm për të luajtur në Botërorin e tij të gjashtë.
“CR7”-ta ka luajtur çdo Botëror që nga “Gjermani 2006”. Prandaj, Meksikë-Shtetet e Bashkuara-Kanada 2026 do të ishte kompeticioni i tij i gjashtë. Shifrat e tij në Kupën e Botës, nëse ai luan, vetëm sa do të rriten. 22 paraqitjet e tij në Kupën e Botës mund të kalojnë ato të Lotar Mateus, por jo Mesit, i cili është i pari.
Leo tani është lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Kupës së Botës (26), krahasuar me 25 të Mateus. Natyrisht, portugezi nuk do të jetë i vetmi që synon Botërorin e tij të gjashtë, diçka që për momentin e ka vetëm ai, Mesi dhe meksikani Oçoa, pasi pesë lojtarët e tjerë me pesë Botërorë janë tashmë jashtë garës. Do të shohim se çfarë do të ndodhë, por Kristiano dhe Mesi do të konkurrojnë edhe në këtë drejtim!
Lini një Përgjigje