TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shkurt 2025, 17:54

Interi luan ndeshjen e prapambetur me Fiorentinën, fataliteti i Çalhanoglu në derbi “rreze dielli” për Kristjan Asllanin

Shkruar nga Pamfleti

Interi luan ndeshjen e prapambetur me Fiorentinën, fataliteti i

Interi luan sot përballjen e javës së 14 ndaj Fiorentinës në Serinë A. Kujtojmë që ky takim u shty papritmas nga ndodhia me Eduardo Bov dhe u la të luhej në një kohë më të përshtatshme.

Liga italiane vendosi që të vazhdohej në minutën e ndërprerë dhe data u caktua 6 shkurt. Sot në mbrëmje pjesë e kësaj sfide mund të jetë Asllani. Inzagi do të vendosë titullarët sikur të ishte një takim që luhet nga minuta e parë.

Futbollisti kuqezi nga Elbasani ka shanse të jetë aktiv ndaj violëve pas gabimit të Çalhanoglu. Turku dha pasin gabim në derbi nga erdhi dhe goli i pësuar, ndaj tekniku zikaltër mund të ketë reflektuar në zgjedhjet e tij. Fataliteti i mesfushorit nga anadolli, mund të jetë “rreze dielli” për lojtarin e Kombëtares.

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter

Lini një Përgjigje