TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shkurt 2025, 16:03

“Historia e Marselos vazhdon”, mbrojtësi brazilian ‘var këpucët në gozhdë’ dhe i kalon topin fëmijëve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Historia e Marselos vazhdon”, mbrojtësi brazilian ‘var

Marselo var këpucët në gozhdë pas 20 vitesh në futboll. Ish-mbrojtësi brazilian e njoftoi vendimin këtë të enjte.

36-vjeçari poston një video në rrjetet sociale ku tregon si nisi gjithçka dhe trofetë e fituar. 6 herë La Liga, 5 Champions, 3 Superkupa të Europës, 1 Kupë e Libertadores dhe 1 Kupë e Konfederatave janë vetëm disa prej trofeve të fituara prej Marcelos.

Dashuria ime për futbollin vjen nga gjyshi. Ai dëshironte të bëhesha futbollist profesionist dhe bëra gjithçka për ta bërë të mundur. Kur isha 18-vjeç, Reali i Madridit më kërkoi dhe lëviza. Mund të them se jam një madrilen i vërtetë, kam krijuar një familje me gruan time”, u shpreh ai ndër të tjera në videon e postuar.

Në fund Marselo shfaqet duke i pasuar djemve të tij topin ku thotë se historia e Marselos vazhdon.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marcelo Vieira (@marcelotwelve)

 

marselo ish-mbrojtësi brazilian

Lini një Përgjigje