TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shkurt 2025, 22:23

Herri Kejn rikthehet në Premier Ligë për të thyer rekordin, zbulohet klauzola e largimit të anglezit nga Bajerni i Mynihut

Shkruar nga Pamfleti

Herri Kejn rikthehet në Premier Ligë për të thyer rekordin,

Gazeta gjermane “Bild” ka zbuluar sot një klauzolë të bujshme në kontratën e Herri Kejn me Bajernin e Mynihut. Duket se sulmuesi anglez po planifikon largimin, sepse ka një synim tjetër.

Kejn mund të largohej në merkaton e janarit për 80 mln euro ose mund ta ushtrojë klauzolën në merkaton e verës me shifrën e 65 milionë eurove, nëse transferohet në Premier Ligë.

Sulmuesi anglez mund të bëhet golashënuesi më i mirë në kampionatin anglez, nëse kthehet për të luajtur në një skuadër angleze. 65 mln euro nuk është shifër e lartë për një lojtar të kalibrit të tij.

Bajerni është i informuar për qëllimet e lojtarit dhe po mendon për pasuesin. Ai është lojtari i Lajpcigut, Benxhamin Sesko, i cili kushton 75 mln euro.

herri kejn sulmuesi anglez bajerni i mynihut

Lini një Përgjigje