
Milani ka arritur të marrë një fitore me goxha vlerë në “San Siro”. Kuqezinjtë kanë mposhtur Romën në shtëpi 3-1 për të avancuar më tej në Kupën e Italisë.
Në takimin e mbrëmjes sa i takon fazës çerekfinale të Kupës së Italisë, milanistët arritën të çakordonin mbrojtjen e krueqytetasve duke realizuar 3 gola. Heroi i takimit ishte Temi Abraham i cili shënoi dopietë personale në ndeshjen ku më në fund u shpërblye me shumë minuta.
Anglezi shënoi në minutat e 16 dhe 42 për t’i dhënë avantazhin ekipit ndaj romanëve, në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, miqtë sikur ndezën pak “motorët” me golin e të përhershmit Dovbik. Ukrainasi është i vetmi sulmues që mundi të japë pak shpresë për kaulifikim, po në fund klubi nga Milano triumfoi 3-1.
Milani mbërrin gjysmëfinalen dhe tashmë mund t’i shkojë deri në fund trofeut. Lajmi i gëzueshëm tjetër veçse kalimit të turit, është debutimi i portugezit me gol. Feliks shënoi të tretin në minutën e 72 duke dëshmuar se do të jetë pikë kyçe që në fillim.
Lini një Përgjigje