
Reali i Madridit fitoi me vështirësi 2-3 kundër Leganeses dhe kaloi në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. Në këtë sfidë Vinicius Zhunior nuk ishte protagonist me gol, por spikati për një debat me Luka Modriç.
Braziliani pati një polemikë me mesfushorin kroat pesë minuta nga fundi i kohës së rregullt, kur ndeshja ishte ende e barabartë (2-2). Pas një lëvizjeje që rezultoi në një goditje nga këndi për Leganesen, Modriç shkoi te Vinicius për ta qortuar ashpër atë që nuk e ndihmoi skuadrën në tranzicionin mbrojtës.
Braziliani u kundërpërgjigj dhe ky qendrim nuk i pëlqeu aspak kapitenit të Realit, me mosmarrëveshjen mes të dyve duke u parë qartazi në fushë. Pas përgjigjes së papritur të Vinicius, Federiko Valverde gjithashtu iu bashkua polemikës, duke u rreshtuar me Modriç, në kritikën ndaj sulmuesit.
Në atë moment, Vinicius pushoi së debatuari dhe u fokusua në mbrojtjen e goditjes nga këndi.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Karlo Ançeloti nuk iu shmang pyetjes për incidentin, por pranoi se nuk e kishte parë, teksa tregoi se cila palë kishte të drejtë sipas tij.
“Nuk e di se çfarë ndodhi, por ne duhet të respektojmë atë që tha Modriç, ne gjithmonë respektojmë kapitenin”, tha trajneri italian.
Hier soir, il y a eu une « discussion » entre Modric et Vinicius Jr. sur le terrain ⚔️
— Le Journal du Real (@lejournaldureal) February 6, 2025
????️ Modric : « Ce sont des choses qui arrivent dans le football. »
????️ Ancelotti : « Modric en colère contre Vini ? S’il a dit quelque chose, Luka a toujours raison. »
pic.twitter.com/6hWs3aqmfT
Lini një Përgjigje