TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Mars 2023, 19:50

Në kërkim të Dele Alit, trajneri i Beshiktashit ngre alarmin: Nuk u kthye pas ditëve të pushimit, ndoshta po bie shi

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim të Dele Alit, trajneri i Beshiktashit ngre alarmin: Nuk

Karriera e Dele Ali nuk mund të merrte kthesë më të keqe se sa aktualisht. Futbollisti i njohur anglez, duket se e ka mbyllur përfundimisht edhe me Beshiktashin, ku shkoi për të ringjallur karrierën e tij, por përfundoi në stol apo tribunë, shumë larg asaj që pritet nga një lojtar, i cili ishte rregullisht pjesë e përfaqësueses angleze.

Së fundmi, duket se ai ka vendosur që të mos kthehet në klub pas ditëve pushim që i kishte dhënë ky i fundit dhe këtë e ka konfirmuar me shumë humor edhe trajneri Senjol Gynesh, në një konferencë për shtyp.

I kemi dhënë Dele Alit leje që të bënte një pauzë të shkurtër, por ai nuk është kthyer ende. Po bie shi, ndoshta kjo është arsyeja se pse nuk është kthyer. Po mundohemi ende të kuptojmë se ku është”, tha trajneri i Beshiktashit para gazetarëve.

Dele Alit humbi vendin e tij te Totenhemi dhe kjo ishte arsyeja pse u transferua në Turqi. Por edhe këtu ai nuk ia doli që të luante rregullisht, duke përfunduar zgjedhje e dytë dhe të aktivizohej me pikatore në klubin turk. “Bëma” e tij e fundit, me siguri afron divorcin edhe nga bardhezinjtë.

dele ali futbollisti anglez

Lini një Përgjigje