Anuloi një gol duke riparë imazhet e aksionit të kontestuar në celularin e një spektatori.
Për këtë arsye, Federata e Futbollit e Egjiptit ka pezulluar arbitrin dhe bashkëpunëtorët e tij. Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes së Kategorisë së Dytë Egjiptiane mes Suez dhe Al-Nasr.
Në këtë kategori, VAR-i nuk lejohet. Al-Nasr shënoi golin e mundshëm të barazimit disa minuta nga fundi i ndeshjes.
Për arbitrin Mohamed Faruk pati paqartësi. Ai zbuloi një prekje të topit me dorë ndërsa shqyrtonte pamjet nga celulari i një tifozi dhe vendosi të anulojë golin.
Suez fitoi ndeshjen 3-1 pas 15 minutash shtesë.
Faruk u largua nga fusha nën mbrojtjen e policisë mes protestave nga lojtarët dhe zyrtarët e Al-Nasr. Ata kërcënuan gjithashtu me veprime ligjore kundër arbitrit.
FA egjiptiane tha në një deklaratë se portugezi Vitor Pereira, i cili zëvendësoi anglezin Mark Klatenburg në krye të komitetit të arbitrave, kishte vendosur të pezullojë arbitrin dhe bashkëpunëtorët e tij për një periudhë të pacaktuar.
“Komiteti ka vendosur të kryejë një hetim të plotë mbi incidentin. Rasti në të cilin Mohamed Faruk, arbitri i ndeshjes, përdori një telefon celular për të shqyrtuar një nga imazhet e ngjarjeve të ndeshjes”, thuhet në deklaratë.
INSOLITE ! ????????????
— Onze Masr (@onzemasr) March 19, 2023
En D2 égyptienne lors du match entre Suez SC contre Al-Nasr hier, l'arbitre Mohamed Farouk est allé revisionner l’action sur le téléphone d’un spectateur pour ensuite annuler le but !
Une action qui fait beaucoup réagir !
pic.twitter.com/RfFMqytxj4
Lini një Përgjigje