
Në mbarë Europën ditën e sotme do ketë ndeshje. Duele këto në kuadër të komptecioneve të Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës. Ku disa nga klubet më të mira në kontinent do jenë përballë njëra-tjetrës. Por një futbollist shkodran do jetë në fushë për të luajtur sonte në orën 21:00.
Fjala është për Erald Çinarin, sulmuesi, i cili aktivizohet në radhët e skuadrës armene të Noah. Ekip që këtë sezon luan në fazën finale të Ligës së Konferencës dhe sonte ka ndeshjen më prestigjoze të historisë. Bardhezinjtë do jenë vizitorë ndaj Çelsit në Londër për ndeshjet e raundit të tretë të Ligës së Konferencës. Pikërisht me Çinarin që pritet të jetë titullar ndaj 2 herë fituesve të Champions League. Ku padyshim ky është kundërshtari më i fortë dhe më i madh që ka hasur në karrierë 28-vjeçari.
Një sfidë që patjetër do mbetet gjithmonë në mendjen e mëngjërashit. Pasi shorti e vendosi skuadrën e tij të Noah përballë një prej skuadrave më të forta në 20-vjeçarin e fundit në Europë. E duke qenë një sulmues i krahut të djathtë edhe kundërshtari direkt për Çinarin nuk do jetë aspak i lehtë. Kjo sepse si mbrojtës i majtë me Çelsin aktivizohet Kukureja, i cili është një kampion i freskët i Europës me Spanjën.
Ish-sulmuesi i Vllaznisë dhe Partizanit në vendin tonë u transferua këtë merkato verore tek ekipi i Noah. Ku nga Shkëndija e Tetovës kaloi në kampionatin armen. Me fanelën e Noah në kampionat, Çinari ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 1 asist. E ndërsa ka shënuar 2 herë e asistuar 1 herë edhe në kualifikueset e Ligës së Konferencës për bardhezinjtë.
Lini një Përgjigje