
Po luhet pjesa e dytë e derbit të Stambollit mes Beshiktashit dhe Gallatasarajit. Deri në këtë moment, skuadra verdhekuqe është në avantazh 1-0 falë golit të sulmuesit Viktor Osimhen.
Megjithatë, një episod i diskutueshëm gjatë ndeshjes ka tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe mediave sportive. Në një duel në mesfushë, sulmuesi i Gallatasarajit, Leroi Sane, ndërhyri ndaj mesfushorit të Shqipërisë, Kristjan Asllani, duke i vendosur takën në zonën e kaviljes. Pas ndërhyrjes, Asllani mbeti për disa momente i shtrirë në fushë duke shfaqur shenja dhimbjeje.
Arbitri i takimit, Ergun, vendosi të ndëshkojë Sane vetëm me karton të verdhë, një vendim që shkaktoi reagime nga kampi i Beshiktashit. Klubi bardhezi publikoi në rrjetet sociale një video të momentit të ndërhyrjes, të shoqëruar me pyetjen: “Çfarë tjetër duhet të ndodhë???”.
Pavarësisht goditjes së marrë dhe shqetësimit fillestar, Kristjan Asllani vijoi lojën, çka tregon se mesfushori shqiptar nuk ka pësuar dëmtim serioz.
Asllani mbetet një nga lojtarët e rëndësishëm të Kombëtares shqiptare nën drejtimin e trajnerit Silvinjo. Shqipëria do të përballet me Poloninë më 26 mars, në ndeshjen e vlefsme për fazën “play-off” të Kupës së Botës.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje