TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Maj 2025, 13:56

Ndahet nga jeta ish-presidenti i Interit, Ernesto Pellegrini

Shkruar nga Pamfleti

Ndahet nga jeta ish-presidenti i Interit, Ernesto Pellegrini

Ernesto Pellegrini, një prej presidentëve ikonë të Interit, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, pikërisht ditën kur “zikaltrit” përgatiten të luajnë finalen e Ligës së Kampionëve kundër PSG-së.

Pellegrini mori drejtimin e klubit në vitin 1984, duke e blerë atë nga Ivanoe Fraizzoli, dhe drejtoi një nga epokat më të suksesshme në historinë moderne të Interit, në një mandat të përcaktuar nga ambicia, vizioni dhe trofetë, transmeton KosovaPress.

Nën udhëheqjen e tij dhe menaxhimin e Giovanni Trapattonit, Interi fitoi 'Scudetto dei record' legjendar në sezonin 1988–89, duke vendosur një rekord të ri pikësh për një sezon me 18 ekipe në Serie A me 2 pikë për fitore.

Pellegrini ishte gjithashtu pas mbërritjes së yjeve gjermanë Lothar Matthäus, Andreas Brehme, Jürgen Klinsmann dhe Karl-Heinz Rummenigge - lojtarë që ndihmuan në përcaktimin e një epoke. Interi gjithashtu fitoi dy Kupa UEFA (1991, 1994) dhe një Superkupë të Italisë (1989) gjatë presidencës së tij.

Triumfi i Kupës UEFA të vitit 1991, në veçanti, i dha fund një pritjeje 26-vjeçare për lavdinë evropiane. Pellegrini përfundimisht ia shiti klubin Massimo Moratti-t në vitin 1995, por trashëgimia e tij vazhdon të mbahet mend edhe sot e kësaj dite.

 

Lini një Përgjigje