
PSG dhe Inter mbrëmjen e së shtunës në finale e Champions League. Ndeshja e sotme pritet të dhurojë spektakël, ku PSG do të synojë të rrëmbejë trofeun, ndërsa Inter të përsërisë suksesin e 15 viteve më parë.
Nëse francezët do të fitojnë, ky do të ishte trofeu i parë i Champions League për klubin. PSG fitoi kampionatin dhe Kupën e Francës dhe nëse merr edhe Champions, atëherë e mbyll sezonin me 3 trofetë e mundshëm.
Ndërsa Interi synon ta mbyllë sezonin me të vetmin trofe, pasi humbi garën në Serie A.
Por ethet e finales kanë pushtuar edhe “French Open”.
Tenistët më të mirë në botë kanë bërë parashikimet e tyre për finalen e 31 Majit ndërmjet Inter dhe PSG.
“Do të mbështes PSG. Do ta shoh me patjetër finalen, nuk do të luaj në mbrëmje. Do të jetë ndeshje e bukur”, thotë Djokovic.
Tenistët e angazhuar të shtunën, shpresojnë të mos jenë në fushën me dhe të kuq gjatë ndeshjes.
“Do ishte bukur të fluturoja në Mynih. Nuk e di, ndoshta rivali im Rublev kërkoi të luanim në mbrëmje vetëm për të më mërzitur. Bëj shaka, do të shohim kalendarin dhe të shpresojmë që e kemi lojën pasdite”, shprehet Arthur Fils.
“Me 3,000% do bëj tifo për PSG. Kam biletat për gjithë sezonin e tyre. Fatkeqësisht nuk ia dal të jem në stadium, por do e shoh nga televizori”, tregon Quentin Halys.
Musetti është një prej nacionalistëve, që shkon përtej rivalitetit të ekipeve.
“Jam në situatë të vështirë, sepse jam tifoz i Juventusit. Por, padyshim që do të mbështes skuadrat italiane, në këtë rast Interin. Mendoj se e merituan finalen pas ndeshjeve me Barcelonën. Do mundohem ta shoh ndeshjen”.
Lini një Përgjigje