TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Maj 2025, 09:49

“Shpresoj t’i dedikoj gola”, kush është vajza nga Përmeti që i ka rrëmbyer zemrën Armando Brojës

Shkruar nga Pamfleti

“Shpresoj t’i dedikoj gola”, kush është vajza nga

Sulmuesi i njohur i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, ka bërë “golin” e jetës edhe jashtë fushe. Futbollisti ka rrëfyer detaje mbi jetën private duke zbuluar se është i dashuruar.

I ftuar në ‘Kuthin e Piter Pan”, i pyetur nga fëmijët për jetën jashtë futbollit, Broja ka pranuar se, ndonëse deri më tani nuk ka dedikuar asnjë gol një vajze, shpreson që në të ardhmen të ketë mundësi t’ia dedikojë të gjitha golat e tij një personi të veçantë: të dashurës së tij.

“Unë akoma nuk i kam dedikuar një gol një vajze, por inshallah të mundem që t’i dedikoj sa më shumë gola vajzës sime që kam tani”, u shpreh ai duke buzëqeshur.

Gjatë intervisës, Armando Broja konfirmoi edhe origjinën e së dashurës. Ajo është shqiptare dhe vjen nga qyteti i Përmetit, një detaj që shtoi kureshtjen për vajzën që ka rrëmbyer zemrën e yllit të futbollit shqiptar.

Ishte pikërisht Shën Valentini, kur ai publikoi foto në rrjetet e tij sociale me të dashurën e re. E kaq mjaftoi që të zbulohej se kush është vajza që i kishte rrëmbyer zemrën futbollistit të dashur. Një vajzë shqiptare nga Përmeti, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se është fatlumja në krah të yllit shqiptar.

E panjohur deri më tani për publikun, Sindi ka vendosur të jetë larg vëmendjes së rrjeteve sociale dhe ka vetëm një profil privat me shumë pak ndjekës në Instagram. Çifti duket se është njohur nga udhëtimet që kanë pasur, ku miqtë të përbashkët kanë bërë bashkë këtë dyshe. Mesa duket Sindi, preferon që ta mbajë profilin e saj sa më privat, duke mos dashur që të jetë pjesë e mediave.

 

Lini një Përgjigje