
Leverkusen u shpall nënkampion i Bundesligës në sezonin që sapo u mbyll, duke mos mundur t’i bëjë dot ballë Bayernit të Mynihut.
Pavarësisht se sezoni u mbyll pa trofe, arritjet në aspektin personal ishin të konsiderueshme për futbollistët, e një prej tyre është Granit Xhaka. Mesfushori kuqezi rezulton lojtari me më tepër ndikim në lojën e aspirinave, sipas të dhënave të analizuara nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive.
32-vjeçari ishte titullar i padiskutueshëm te Leverkusen, madje duke mbajtur shiritin e kapitenit, ndërsa ka qenë një futbollist vendimtar, pavarësisht emrave si Schick, Boniface, Frimpong, Ëirtz apo Tah.
Në listën e publikuar nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive janë përfaqësuesit e secilës skuadër, ose ndryshe lojtarët me më tepër impakt në lojë për çdo ekip. Përfaqësues për bavarezët është francezi Michael Olise, blerja e verës së shkuar, ndërsa te Dortmundi bomberi Guirassy. Ky i fundit u rendit i dyti në listën e golashënuesve me 21 realizime dhe 5 asiste, ndërsa në krye qëndron Harry Kane. Leipzig përfaqësohet në listën e lojtarëve me më tepër ndikim me mesfushorin holandez Xavi Simons, ndërsa Stuttgart me Angelo Stiller, i cili kërkohet nga Reali i Madridit.
Lini një Përgjigje