TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Nëntor 2025, 22:49

Napoli rikthehet te fitorja dhe “zapton” vendin e parë, Atalanta 'fut ujë'; mbrojtësi shqiptar lë fushën i dëmtuar

Shkruar nga Pamfleti

Napoli rikthehet te fitorja dhe “zapton” vendin e parë,

Napoli është rikthyer te fitorja, pasi mundi 3-1 Atalantën në “Diego Armando Maradona”, ndeshje e vlefshme për javën e 12 të Serisë A.

Protagonisti kryesor i 45 minutave të para ishte padyshim David Neres, i cili shënoi dy gola. Goli i parë erdhi në minutën e 16, pasi mori një pasim nga Rasmus Hojlund, Neres u fut bukur në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të lehtë me të djathtën.

Goli i dytë erdhi në minutën e 38, pas pasimit të marrë nga Skot MekTomeni. Neres shkundi rrjetën me një goditje të fuqishme brenda zonës. Noa Lang trefishoi shifrat për Napolin me golin e tij në fund të pjesës së parë. Holandezi shënoi me kokë pas krosimit të Di Lorencos.

Atalanta e nisi më mirë pjesën e dytë, pasi gjeti golin me Xhanluka Skamaça, i futur pikërisht në fillim të kësaj pjese, në vend të Mario Pasaliç. Skamaça shënoi një gol shumë të bukur me një goditje akrobatike, pas asistit të marrë nga Raul Belanova.

Në këtë ndeshje ishin titullarë në radhët e dy skuadrave Amir Rrahmani te Napoli dhe Berat Gjimshiti tek Atalanta. Por në minutën e 64të ndeshjes, Rrahmani kërkoi zëvendësim dhe doli nga fusha i dëmtuar.

Shifrat nuk ndryshuan deri në fund, Napoli fitoi 3-1 dhe ngjitet momentalisht në vendin e parë me 25 pikë. Rafaele Palladino e nis me humbje tek Atalanta, duke treguar që ka shumë punë për të bërë me këtë ekip, që nuk është më i njëjti pas largimit në verën e kaluar të Xhan Piero Gasperinit.

napoli atalanta seria a

Lini një Përgjigje