TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Nëntor 2025, 20:34

Njukasëlli bën “qymyr“ Mançester Sitin, Haland në ditën më të keqe me ‘qytetarët‘

Shkruar nga Pamfleti

Njukasëlli bën “qymyr“ Mançester Sitin, Haland

Mançester Siti vazhdon me luhatjet e shumta këtë sezon. “Qytetarët” janë mundur 2-1 nga Njukasëlli, në sfidën e luajtur në “St. James’Park”, e vlefshme për javën e 12 në Premier Ligë.

Golat e takimit u shënuan të gjithë në pjesën e dytë, në një hark kohor prej 7 minutash. Harvi Bërns zhbllokoi shifrat në minutën e 63, i cili shënoi me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Në minutën e 67, Ruben Dias barazoi shifrat pas një aksioni të gjatë të “qytetarëve”, të finalizuar me sukses nga qendërmbrojtësi portugez.

Në minutën e 70 ishte sërish Harvi Bërns që shënoi golin e dytë personal dhe të dytin për vendasit, pas një rrëmuje në zonë. Rezultati final, 2-1. Dy më do dobëtit për Sitin ishinErling Haland dhe Xhixho Donaruma.

Pas kësaj fitoreje, Njukasëlli ngjitet në vendin e 14 me 15 pikë. Mançester Siti mbetet në vendin e tretë me 22 pikë.

mançester siti njukasëll premier liga

Lini një Përgjigje